Një burrë rumun ka gjetur 95 mijë euro brenda një dollapi të blerë, dhe i ka kthyer të gjitha mbrapsht.
Edhe pse një punëtor ndërtimi me kushte jo shumë të mira, burri vendosi t’i rikthente paratë pasi kishte frikë se ky mund të ishte një kurth.
Ata e bënë blerjen online, ndërsa shitësi jetonte në një fshat larg atij ku çifti jetonte.
Gruaja e rumunit, Adela Stanici u shpreh:
Ishim të tronditur, nuk mund të flinim gjithë natën. Ne menduam se mund të ishte një kurth dhe e dinim se duhej t’i dorëzonim paratë nga vendi ku erdhën.”
Personi i cili mori paratë nuk kishte asnjë ide se nga kishin ardhur paratë, ndërsa besohet të jenë fshehur nga babai i tij, i cili kishte humbur jetën së fundmi.
Ai vendosi të dëmshpërblejë çiftin që i dorëzoi paratë, por shifra që ai u dha nuk u bë publike.