Olta Gixhari mendoi se me nominimin e bërë ditën e shtunën, do nxirrte nga shtëpia e ‘Big Brother’ Kiarën. Mirëpo, duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë. Bledi Mane, i cili është në nominim me Luizin dhe Kiarën ka nënkuptuar se di diçka më shumë se të tjerët. Teksa po fliste me Kristin dhe Oltën la të kuptohet se do të largohet ai por do ketë një surprizë në fund. Aktorja i tha se nëse është surprizë, do të thotë se ka biletë kthimi. Por Bledi i tha që jo, ka surpriza të tjera.
Bledi: Unë do iki me përshtypjet e të përjetuarit…
Olta: Pse mendon se do ikësh nesër?
Bledi: Ka një surprizë nuk shprehem.
Olta: Do kesh biletë kthimi thua?
Olta: Ajo është surpriza e vetme.
Bledi: Jo, jo do ketë edhe të tjera.
Se cilat janë këto surpriza që di Bledi na mbetet për t’i parë. Por nga ana tjetër, duhet marrë parasysh fakti se banorët janë në lojë, e ajo ç’ka tha Bledi mund të jetë dhe manipulim.
Nëse Bledi del sot por rikthehet sërish në një mënyrë tjetër, jo me anë të biletës së kthimit, do të thotë se ai di më shumë se të tjerët.