Pavarësisht se kënga ‘Zjarr e Ftohtë’ është kthyer në refrenin e shqiptarëve, Bledi Mane mendon se Luiz Ejlli nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
Pas largimit nga shtëpia e ‘Big Brother’ ai ka treguar arsyet e daljes, eksperiencën madje komentoi edhe rrugëtimin e banorëve të tjerë. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në ‘Big Brother Fan Club’, Bledi tha se Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare madje la të nënkuptohet se çmimet i ka marrë falë vjehrrës.
“Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para nuk i ka marrë Luizi, çmimet e para i ka marrë Jozefina”.
Por ai tregoi se tek Luizi i pëlqen energjia dhe mashtrimet që bën në rrjet.
“Luizi më pëlqen për energjinë, dallaveret, mashtrimet, pra brenda tij ke shqiptarin tipik të tranzicionit. Luizi mund të të bëj gol në sy dhe me atë energji ti e pranon që është gol dhe do qeshësh. Nga java e tretë do kishte dhe përplasje, mbase dhe personale. Do nxirrja kokën si gazetar e mbase do nxirrnim eksplorime të njëri-tjetrit. Luizi është frikacak po me tonalitetin e zërit e bën gangster, trim. Ai ka ulur poshtë, nuk bëjnë asgjë pa Luizin, madje Luizi kishte 2 orare kur flinte gjumë e ndërkohë që shpia binte në qetësi.”