Jemi mësuar tashmë që banorët të cilët eleminohen nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, të kenë mendim të mirë për Luiz Ejllin, madje disa e cilësojnë edhe si fituesin e këtij edicioni. Ai i cili na ka surprizuar me deklaratën për Luizin është Bledi Mane, pasi që në fillim ka pasur përplasje. Pas daljes nga ‘BBV’, Bledi u shpreh për Luizin se ishte lojtar, madje e shikon si një finalist. Por, ai ka zbuluar një ‘anë të errët’ të Luizit si lojtar duke thënë se ka veti të vejë njerëzit me shpatulla pas murit dhe t’i grushtojë pa ndalesë.
“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit. Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi”.
Që ditën e parë kur hyri në ‘Big Brother’, Bledi nuk u kurseu përplasjet me Luizin. Edhe me banorët e tjerë, Bledi është shprehur se Luizi po tregon se është një djalë i furstruar, dhe se një jetën e tij nuk ka pasur kurrë një vajzë si Kiara.