Dënohet me 4.5 vite burg biznesmenin 53-vjeçar që ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme adoleshenten shqiptare gjatë periudhës 2017-2018.
Sipas denoncimit të shqiptares, abuzimi seksual ka nodhur në kohën kur kjo e fundit trajnohej si praktikante te biznesi i 53-vjeçarit grek.
Sakaq nga ana e tij 53-vjeçari mohon akuzat, teksa thotë se nuk ishte në dijeni të moshës së të resë, duke thënë se ajo dukej si grua e rritur në trup.
Ai thkesoi se çdo gjë ka ndodhur me dëshirën e adoleshentes dhe se lidhja e tyre nuk ishte e fshehtë, pasi ata frekuentonin vende publike bashkë.