Bisedë e tensionuar mes Putin dhe Macron, Kremlini: Arsye shteruese për veprimet në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron mbëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas reuters, Putin i dha atij një shpjegim “shterues” të arsyeve që çuan në agresionin e Rusisë në Ukrainë, tha Kremlini.

Kremlini tha se biseda telefonike u bë me iniciativën e Macron, dhe se presidenti francez dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

Macron ndërmori diplomaci intensive në javët e fundit në përpjekje për të shmangur një pushtim rus të Ukrainës, duke përfshirë mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin.

Një qëndrim të ashpër kundër Rusisë ka mbajtur sot Gjermania.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dënoi veprimet e Rusisë, duke thënë se Europa “nuk do të pranojë këtë shkelje të sovranitetit të Ukrainës”.

Në një dalje para gjermanëve me një mesazh televiziv të regjistruar, Scholz shtoi: “Me sulmin ndaj Ukrainës, Presidenti Putin dëshiron të kthejë kohën mbrapsht, por nuk kemi për t’u kthyer në shekullin XIX, kur fuqitë e mëdha vendosnin mbi kokat e shteteve më të vogla. Nuk do të kthehemi në kohën e Luftës së Ftohtë, kur superfuqitë ndanin botën mes tyre në zona influence”.

Në fjalën e tij, Scholz tha se Bashkimi Europian kishte shpresuar se përpjekjet diplomatike do të jepnin rezultat, por “ne nuk jemi naivë”, tha ai. /noa.al

Author: morevesh