Shoqata e Transportit Urban kërkon që qytetarët të paguajnë 80 lekë për jnë biletë në mënyrë që t’i shpëtojnë falimentimit në një kohë kur çmimi i naftës ka arritur në nivele rekord.
“Më rëndësishmja që kërkohet është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do t’i jepte një mundësi që të kishim një transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë diku te 80 lekë për biletë një përdorimëshe.
Në këtë formë ne do t’i japim një mundësi transportit që t’u shërbejmë qytetarëve dhe të mos kapitullojmë totalisht. Edhe kur ishte kryetar bashkie Rama dhe Basha, është llogaritur që çmimi i biletës të ishte diku te 50 lek për biletë. Deri atëherë çmimi i naftës është dyfishuar, natyrisht në proporcion të kësaj kemi kërkuar dhe çmimin e biletës”, u shprehën përfaqësuesit e Shoqatës.
Ndërkohë që prej nisjes së luftës në Ukrainë, çmimi i naftës dhe gazit ka njohur rritje në të gjitha bursat ndërkombëtare. Kryeministri Rama mbajti konferencë për media ditën e sotme duke thënë se shifrat e larta lidhen drejtpërdrejt me Ukrainën.