Raporti dhe lidhja mes dy banorëve të Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka ngjallur reagime të shumta, si jashtë shtëpisë ashtu edhe brenda. E acaruar me sjellet e Beatrix është shprehur edhe banorja më e re e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Mama.Video
Disa nga banorët kanë qëndruar së bashku në oborr pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë diskutuar për Beatrix. Këtë debat fillimisht e nisi Arjola, e cila tha se fillimisht ka patur mendimi pozitiv për Beatrix. ‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha aktorja.
Më pas reagoi edhe Big Mama e acaruar me sjelljen e saj në shtëpi. “Beatrix vetëm lyhet dhe të puthet me Donaldin. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo”, ka thënë Big Mama. Kujtojmë që mbrëmë është larguar Sabiani, i cili ishte pjesë e BBV nga fillimi i spektaklit. Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur.
Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot. Beatrix: Je ndryshe sot. Donald: Si ndryshe? Beatrix: Nuk e di.
Donald: Për mirë apo për keq? Beatrix: Je ndryshe. Donald: Po për mirë apo për keq? Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj. Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.