Arbana e ka nisur finalen e Big Brotherit me një super lajm. Moderatorja ka konfirmuar lajmin që ditët e fundit ka qarkulluar në media. Pasi u përshëndet me finalistët, Arbana u tregoi se Big Brotherin këtë vit e kanë prezantuar dy veta, ajo dhe bebi që do të lindë së shpejti.
“Edhe për mua personalisht ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, emocionues dhe doja ta ndaja me ju të parët këtë lajm, ju nuk e dini por Big Brotherin këtë vit e kemi prezantuar 2 veta”, tha Arbana.
Ky lajm i emocionoi finalistët, të cilët uruan Arbanën dhe në studio pati duartrokitje të forta.