Së fundmi aktorja e “Portokallisë” Renada Daci, e njohur për rolin e “Luzes”, i ka çuditur të gjithë me dosa postime në Instastory ku duket se mbështeste Donaldin, e jo Arjolën, kolegen e saj në “Portokalli”.
“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”, shkroi Renada në statusin e parë.
“Big Brother VIP është pasqyrë që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, vazhdonte në statusin tjetër Renada duke ironizuar hapur Arjolën, duke qenë se temin “çikë” aktorja e përmend shpesh herë.
Pas këtyre postimeve ka qenë motra e Arjolës, Elisa, që ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren.
Krahas një fotoje të Ursulës tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.
“13 vjet *artiste *dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’, shkruan ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht famë.