Bie sistemi i Microsoft dhe Teams: Mijëra përdorues në kaos në të gjithë botën

Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar se nuk mund të kenë akses në shërbimet e Microsoft, duke përfshirë Teams dhe Outlook, sipas BBC.




Downdetector, tha se më shumë se 5,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kishin raportuar se shërbimi i postës elektronike Outlook ishte jashtë shërbimit.

 

 

Shërbime të tjera duke përfshirë Teams dhe Xbox Live u raportuan gjithashtu si jofunksionale.

Microsoft tha se po heton arsyet.

Microsoft Teams përdoret nga më shumë se 280 milionë njerëz në mbarë botën, kryesisht si një pjesë kritike e bizneseve dhe shkollave, ku përdoret për telefonata, takime dhe organizime.

 

Author: morevesh