Beteja e së ëmës me kancerin, Rita Ora zbulon frikën e saj më të madhe

Në vitin 2005, nëna e Rita Orës, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri. Lufta e saj me kancerin nuk ka qenë aspak e lehtë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe tek Rita Ora.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Rita tregoi se kishte patur frikë se mund të kishte patur të njëjtin fat si nëna e saj, ndërsa apeloi gratë që të kontrollohen.
Ajo zbuloi se kishte bërë një test gjenomi për të parë nëse ishte trashëguese dhe se kishte përjetuar simptoma të PTSD (Çrregullimi i stresit post traumatik).

“Thonë kontrolloni veten për ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte asnjë kokër, veç dhimbje të fortë dhe përsëri shkoi dhe u kontrollua.

Unë kam vërë vetë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe, për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte histori të kancerit të gjirit në familjen time para nënës sime, por ajo u diagnostikua“, tha Rita. /Burimi: Dailymail/ Pershtati:K.H/Syri.net/

Author: admin