Këngëtarja Besa Kokëdhima ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Artistja publikoi një foto të vetes, në të cilën shfaqet e shtrirë në një shtrat në spital.
Besa shfaqet duke marrë një serum, sepse siç ajo vetë ka zbuluar, shkak i kësaj gjëndje të rënduar shëndetësore është helmimi nga ushqimi.
Krahas imazhit, ajo ka shkruar: “Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do iki të jetoj si pirate në det”.
Kështu, artistja zbuloi se jo vetëm helmimi, por edhe viruset kanë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.
Edhe pse është shkëputur prej një kohe relativisht të gjatë nga tregu muzikor, Besa ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të vijë me një projekt të ri. Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram disa foto, të cilat i ka realizuar posaçërisht për albumin e saj të ri.