Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protest kombëtare ashtu siç e pati paralajmëruar pak orë më parë që prej se u bë public lajmi se Vuçiç do të vizitonte Shqipërinë në datat 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të takimeve për Ballkanin e Hapur.
Berisha ka kërkuar që protesta të jetë mbarë kombëtare dhe të marrë pjesë i gjithë populli shqiptar për të kundërshtuar kështu marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur” të cilën ai e konsideron vetëm si një shtrirje të hegjemonisë serbe në rajonin tonë duke tentuar të gllabërojë të gjithë tregun ekonomik dhe financiar.