Ish-kryeministri Sali Berisha momentalisht është në “Bar Amerika”, ku po voton për shkarkimin ose jo të kreut të PD, Lulzim Basha.
Nën shoqërimin e bashkëshortes së tij, Berisha është shfaqur në “Bar Amerika” në dhomën e fshehtë ku edhe ka votuar.
Pas votimit, Berisha ka mbajtur fjalën për media ku është shprehur se ky është referendumi i parë në 30 vite, për të shkarkuar kryetarin e një partie. “Shpresa e PD e të gjithë shqiptarë në tërësi është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie për të shkarkuar peng kryetarin me fjalën të tjera atë që dhe në histori do quhet si Lulzim “brava”.
Pra në qoftë se ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin për një vendim historik. Ju rikujtojë se në vitin 2009 është mbajtur një referendum tjetër në të cilin anëtarësia është ftuar nga kryetari për mos votuar për kryetarin”tha Berisha ndër të tjera.