Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Patosi ka folur sërish kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Berisha tha se Yuri Kim po inkurajon prokurimet direkt në Shqipëri dhe sipas tij kjo gjë është e gabuar, pasi duhen tendera të hapur dhe për investimet e huaja.
“Në një interviste para 10 ditësh, zonja Kim e cila siç e shihni kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës. Ajo po mburrej për investimet amerikane gjatë kohës së saj.
Unë do i them dy fjalë, ne këtu jemi pro amerikan më shumë se të tjerët, ne i mirëpresim investitorët amerikan, por duhet të theksojmë se kompania më e madhe që ka punuar në Shqipëri ishte Bektel, ajo ndërtoi një nga projektet më kryesore të PD dhe qeverisë së saj.
Bektel fitoi rrugën e Kombit dhe me një tender ndërkombëtar që u shpall në Londër, që morën pjesë 7 kompani botërore. Një tender ndërkombëtar që juria kishte një personalitetet më të mëdha të ndërtimit të autostradave. Bektel fitoi tenderin 6 kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë.
Zonjë mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend. Se pavarësisht nga vendi që ato vijnë, për definicion prokurimet direkt janë korruptive. Nëse ju jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe për investimet e huaja, insistoni në tender të hapur”, tha lideri historik i PD.