Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se skandali i daljes së të dhënave të shqiptarëve u krijua qëllimisht nga Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla pas një darke që ata kanë pasur. Qëllimi i tyre sipas Berishës është tërheqja e vëmendjes nga skandalet e inceneratorëve dhe shkarkimi i Bashës.
“Këta të tre kanë qenë në një darkë të negociuar nga Irfani. U takuan Erion Veliaj, Lul Brava dhe Taulant Balla. Nuk ka rëndësi ka apo jo foto. I kanë parë njerëzit me sy. U përfolën ta paraqesin si ngushëllim, por ishte ndryshe. Ishte qelime. Darkë morti, por i thanë shishet me raki Skrapari.
Një gjë është e sigurt se bashkëpunimi i Edi Ramës me Lul Bravës dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e tyre të tyre si inceneratorët, shkarkimi i Bashës vendosën të hedhin në treg të dhëna të tjera për të dëshmuar se ky shtet është i shkatërruar.
Plasën këtë bombë të paimagjinueshëm duke ditur që këtu nuk ka drejtësi, SPAK është S’KAP. Për të shuar një zhurmë tjetër hodhën në treg një zhurmë tjetër.
Po të më kishte dalë mua kjo do kisha dhënë dorëheqje” – tha Berisha në Zonë e Lirë.