“Basha nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme se fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe. Kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë normë e standard”. Kështu u shpreh nga Fieri ku përkujton 31-vjetorin e krijimit të PD, ish-kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij në degën demokrate të këtij qyteti, Berisha ftoi të gjithë demokratët në protestën e 8 janarit për zbatimin e referendumit demokrat.
“Data 8 është historike për kombin shqiptar se për herë të parë vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive e paqësore vetë anëtarësia e PD”.