Sali Berisha këtë të dielë në 31 vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha ka qenë pjesë e ceremonisë së zhvilluar në Qytet Studenti.
Por ajo që bie në sy është simboli serb i përdorur në baner i cili është ngritja e tre gishtave. Ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët.
Tre gishtat tregojnë etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. Por sipas serbëve, ky simbol është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.