Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi me bindje se koalicioni “Shtëpia e lirisë” do të fitojë të 6 bashkië në zgjedhjet e 6 marsit. Berisha u shpreh në një intervistë se kandidatët e Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama janë “një”.
Sipas tij kryedemokrati Basha është deputeti i vetëm me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare, për të cilat thotë se i ka mbyllur Rama.
Berisha: Ne kemi premisat më të mëdha për të fituar këto zgjedhje. Kemi dhe j koalicion që është premisë për fitore, ecim në këto 6 bashki në një përpjekje për të fituar zemrën dhe besimin e qytearëve.
Shikoj mundësi reale në 6 bashki për të fituar, ku shikoj kandidatët e Ramës dhe Lul Bravës që janë “një”, por kam bindje se çdo votues e ka të qarte se logoja e fitores është logoja Shtëpia e lirisë. Logoja tjetër është vënë nga Lul Brava në shërbim të Ramës. Është e shumta herë që PD del në koalicion dhe me logo koalicioni. Ne jemi opozitë e vërtetë.
Rama do të bëj gjithçka për të mbajtur peng logon, por kjo do të jetë nje përpjekje e dështuar. Pas 6 marsit Lul Brava do të arklivohet për aktin historik të turpit të tij. Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare që nuk do të dal dot megjithë mbështetjen e Ramës. Siç është dosja e Nik Muzine. Atë do të hapë FBI në kohën e duhur. Ajo dosje u mbyll nga Rama, por nuk mbyllet ajo.