Sali Berisha tha nga selia e PD-së në nesër nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët që të marrin ndërtesën.
Madje Berisha tha se të gjitha blindet do t’i marrin me kamion dhe do t’ja çojnë Lulzim Bashës në derë të shtëpisë.
‘Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur që selia do t’u rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shëndrruar Edi Rama me pengun e tij Lul Brava.
Çdo blind do të ngarkohet me një kamion dhe do t’ja dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe ti përdori për çfarë të dojë. Se ku do jetë Lul Brava është punë e tij, por në këtë ndërtesë nuk kërcënojmë njeri, përveçse mercenarët.’- tha Berisha.