Berisha: “Është demokrat me energji të pashtershme”/ Luiz Ejlli e përshëndeti dhe ngriti dolli

Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur herë pas here në shtëpinë e “Big Brother” simpatinë e tij për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.



Madje, pak ditë më parë Luizi ngriti edhe një dolli për kreun e demokratëve, ndërsa për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe vetë Berisha.

Ai deklaroi në një intervistë me Sonila Meçon se Luiz Ejlli është një demokrat i njohur me energji të pashtershme.



“Është demokrat i njohur në jetën e tij, në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon, një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike, në fushën e tij, në fushën e shoëbizit dhe natyrisht ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, simpatizantë në mënyrë të jashtëzakonshme”, theksoi Berisha.

Author: morevesh