Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se gënjeu ku i tha shqiptarëve se zero vendime “non grata” janë kthyer mbrapsht, pasi sipas tij ka të tillë. Por përgjigjen nga Uashingtoni ia kanë servirur sërish të ‘ftohtë’.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se gënjeu ku i tha shqiptarëve se zero vendime “non grata” janë kthyer mbrapsht, pasi sipas tij ka të tillë. Por përgjigjen nga Uashingtoni ia kanë servirur sërish të ‘ftohtë’.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi për RTSH se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.
“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.
Ndonëse i shpallur “non grata” nga SHBA dhe ambasadorja Yuri Kim i bëri të qartë se dosjet e provave ndaj tij si të përfshirë në korrupsion ekzistojnë dhe janë voluminoze, Sali Berisha duket se ende nuk do pranojë humbjen dhe fundin e turpshëm që i bëri aleatin strategjik i Shqipërisë, SHBA.
Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën “non grata” për minimin e demokracisë dhe korrupsion. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken aktet e korruptuara të Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri dhe se është përfshirë në akte korruptive, si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.