Një ditë para protestës së 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka pyetur demokratët nëse janë gati për protestën madhështore.
“A jeni gati për protestën madhështore kombëtare nesër?”, shkruan Berisha në Facebook, ndërsa u kërkon pjesëmarrësve të komentojnë.
Ish-kryeministri ka deklaruar se data 8 Janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.