Spektakli i kësaj të premte i ofroi mundësinë Beniadës dhe Monikës për të sqaruar për debatet e shpeshta mes tyre.
Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.
‘’Të pash çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë’’,-ka thënë Beniada.
Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.
Beniada replikoi duke thënë se ka duruar disa gjeste të Monikës dhe gjithnjë shtë përpjekur të durojë dhe të mos krijojë konflikte.
‘’Ti çfarë doje të thoje atë mimikë?! Monika ka bërë disa batuta, mimika dhe gjeste për mua dhe asnjëherë nuk kam folur. Nuk kam dashur të krijoj konflikte por këtë herë duhet të replikoja patjetër. Jam përpjekur ta ndihmoj dhe t’i qëndroj afër Monikës por gjithmonë na është kthyer kundër’’,- tha Beniada.
Monika e përmbylli këtë përmballje duke shprehur keqardhjen se nënës së saj Beniada nuk do t’i drejtohej kurrë me këtë gjuhë.