Një mision i fshehtë iu ngarkua Monikës, Beniadës dhe Beatrix mbasditen e sotme. Në shtëpi janë futur lloje të ndryshme kafshësh të cilat vajzat duhet t’i largonin fshehurazi dhe pa u vënë re nga banorët e tjerë.
Në fillim ato ia dolën të largonin pulën, më pas delen dhe një qen. Por kafsha e katërt nuk do të ishte sfidë lehtësisht e superueshme sa ato të mëparshmet. Një gomar u gjend në lavanderi dhe Beniada nuk dinte sesi ta menaxhonte mbajtjen e tij në fshehtësi.
Përmasat e tij ishin të tilla sa transportimi i tij pa u vënë re ishte thuajse i pamundur. Pa mundur të gjejë dot një zgjidhje, Beniada e dorëzuar vendosi të hypte mbi gomar dhe të provonte fatin ta nxirrte në korridor.
Sigurisht që menjëherë pas daljes banorët e evidentuan kafshën dhe vrapuan për ta parë nga afër. Me ardhjen e gomarit misioni u deklarua i dështuar duke pasur si rezultat edhe ndërprerjen e tij. Video
Banorët janë duke përgaditur konkursin muzikor. Të gjithë banorët janë duke bërë provat para konkursit muzikor.Ndërsa Beniada është ajo që e ka ‘shkrirë’ këngën e Fifit. Ajo është duke u përgaditur dhe ka kryer provat e saj para banorëve. Video
Madje këto prova i ka postuar në story edhe Fifi. Mes të tjerash ajo ka shkruar: Të dua! Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e “Big Brother VIP” duke i surprizuar kështu të gjithë me sjelljen e saj. Ajo ka treguar se përveç asaj vajzës joshëse të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë dhe pse nuk di të flasë bukur shqip. Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati.