Së fundmi, një nga gjërat më të diskutuara në mediat rozë ka qenë marrëdhënia e Beatrix dhe Donald që duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pak pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Edhe Beniada ka folur për raportin e tyre brenda shtëpisë.
Gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, ajo ka komentuar çiftin duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi. Sipas saj, Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.
Rikujtojmë se historia e dashurisë mes aktorit dhe këngëtares ka qenë shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.
Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.
Ata nuk u takuan në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Nëse nuk mund të mjaftonte kjo, Donaldi nuk ka nguruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.