Banorët e Big Brother janë duke dhuruar surpriza që tërheqin vëmendjen.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë dy krevate çift në dhomën e gjumit. Në njërin flenë bashkë Donaldi dhe PM, ndërsa në tjetrin Beniada dhe Einxhel.
Mbrëmë në krevatin e dy vajzave ka shkuar që të flejë edhe DJ Dagz, i cili së fundmi ka krijuar një afrimet të madh me Einxhel.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku dy DJ kishin për të zgjedhur një banor për të shpëtuar nga nominimi, PM tha emrin e Sarah. Në një moment u duk sikur Dagz i erdhi keq që nuk kishte mundësi që të shpëtonte vajzën që ka më pranë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.