Një tjetër episod ndodhi mbrëmjen e kaluar në Big Brother.
Finalistët takuan disa prej ish-banorëve të cilët janë futur në shtëpi dhe kanë darkuar së bashku.
Këngëtarja Big Mama e cila njihet për karakterin e saj karizmatik dhe humorin, e tregoi që në hyrje se kishte një mall të madh për Beniadën.
Kjo e fundit gjithashtu dukej e lumtur nën shoqërinë e Big Mamës, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi e shoqëruar me të. Në një moment madje dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.
Kjo puthej erdhi pasi Einxhel dhe Dagz i dhuronin puthje të vazhdueshme njëri-tjetrit, ndërkohë që Beniada i ngacmoi të mos e bënin këtë gjë pasi ka katër muaj e izoluar në shtëpi, pa shkëmbyer puthje me askënd.