Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli u ka kërkuar banorëve që të bëjnë tifozllëk që të largohet Kiara nga shtëpia e BBV dhe ai pas saj.
Teksa ndodhej jashtë së bashku me Lorenc Hasramën dhe Elvis Pupën, ai thotë se nëse ikën vetë do rrinë rehat gjithë banorët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Tani ju bëni tifozllëk që të iki Kiara që të iki unë me të dhe jeni mbretërit. Edhe thoni, na iku se na shurdhoi
Elvisi: Joo
Lorenci: Do e fitojë Gerti pastaj
Luizi: Pse jo, ka katër vende o shok, katër finalista. Kush është ky? Lorenc Hasrama. Lorenci aty me Gertin, kush fiton Big Brother.
Lorenci: Kokë më kokë
Luizi: Kokë më kokë, po janë duke u copëtuar të tanë banorët
Elvisi: Kjo është tallje leshi me, më hiqni mua thotë