Ka shumë teste të ndryshme që kanë si qëllim të zbulojnë diçka më tepër rreth personalitetit të njerëzve, përmes pjesëve të caktuara të trupit. Ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë gjë duke e bërë dorën tuaj grusht, dhe duke parë se si pozicionohen gishtat, sipas “Italia Feed”.
Nr. 1
Ju dëshironi t’i ndihmoni njerëzit edhe në ato raste kur e dini që kjo gjë do t’ju fusë në situate të çuditshme. Jeni duke kërkuar vazhdimisht për eksperienca të reja ose dëshironi të merrni njohuri rreth fushave që nuk i njihni mirë. Jeni shumë energjikë, por pak të paduruar.
Në sytë e të tjerëve dukeni si një aventurier që nuk frikësohet nga asgjë, por shumë pak e dinë se në disa situate ju keni nevojë për mbrojtje dhe ndihmë. Dëshironi që të pranoheni dhe të aprovoheni nga shoqëria, prandaj shpesh ballafaqoheni me njerëz që abuzojnë me mirësinë tuaj. Megjithatë, fuqia që buron nga brenda, nuk ju lejon të dorëzoheni para njerëzve.
Nr.2
Jeni të komunikueshëm dhe tërhiqni persona të ndryshëm rreth vetes. Miqtë që ju rrethojnë pëlqejnë sinqeritetin dhe zemërgjerësinë që keni. Keni shumë vetëbesim si dhe e vlerësoni shumë veten para të tjerëve. Jeni një lider i shkëlqyer jo vetëm në shoqëri, por edhe në punë.
Sidoqoftë, frika që ndjeni nga dështimi ju ndalon të merrni vendime kur nuk jeni të qetë. Shpesh keni nevojë për inkurajim dhe mbështetje.
Kjo nuk është gjë e keqe, por gjëja më e rëndësishme është të mos ndaloni së besuari tek vetja, edhe kur të tjerët nuk ju tregojnë se sat ë mirë dhe të suksesshëm jeni. Ndoshta jeni të rrethuar me njerëz që janë xhelozë ndaj suksesit tuaj.
Nr. 3
Jeni të vetëpërmbajtur dhe dini se si ta tregoni veten tek të tjerët, por ndjenja e turpit nuk ju lë të shpalosni të gjitha anët pozitive që keni. Për këtë arsye, shumë persona ju konsiderojnë si një individ të mbyllur në vetvete. Ndonjëherë i vendosni vetes qëllime që janë shumë të vështira për t’u arritur dhe kur gjërat nuk shkojnë siç e kishit planifikuar, filloni të demoralizoheni.
Dëshironi që të mos e prishni qetësinë e brendshme që keni. Ndonjëherë nervozoheni, sepse mendoni se nuk jeni në gjendje të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe se nuk mund të përshtateni me komunitete të reja ose të bëheni pjesë e një skuadre të re.