Një vajzë e re nga Zelanda e re ka treguar se si arrin të bëjë një jetë luksi duke përfituar dhurata ata që quhen “babusha”.
26-vjeçarja Brooke West është shprehur se dhuratat kanë arritur deri në 30 mijë dollarë, duke përfshirë një laptop të shtrenjtë, fluturime luksoze dhe madje një qen.
Ajo ka treguar se si i njeh këta burra të pasur dhe të moshuar. Ajo thotë se i njeh në punën e saj si striptiste në një klub, por nënvizon se nuk ka asgjë seksuale mes saj dhe atyre.
Njëkohësisht 26-vjeçarja nuk e klasifikon punën e saj si “prostitucion”, pasi ajo thotë se ka një diferencë shumë të madhe mes tyre.
Brooke është shprehur:
Nuk bëhet fjalë për seks, thjesht për shoqëri. Të shkosh me para me meshkujt është prostitucion. Ata duan shoqëri, por ka rrezik që të bëhen edhe shumë posesivë ndaj teje. Duhet të dish ta menaxhosh situatën. Nëse unë nuk ndihem mirë me ndonjërin prej tyre, e heq nga lista e “babushave”. Kur janë të mirë, të ndihmojnë që të arrish shumë gjëra.”
26-vjeçarja thotë se “babushat” i paguajnë pushimet, i blejnë parfume, këpucë e shumë dhurata të tjera, pa kërkuar seks në këmbim. Sigurisht, ka nga ata që thjesht i japin para të thata.