Në mesin e 637 mijë qytetarëve që sot ju publikuan të dhënat si rroga dhe ID-ja, është edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i medias ”Top Channel”, Ben Blushi.
Ky i fundit në një prononcim për gazeta ”Shqip”, shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument.
“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.
Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”.