Jordan Gray në YourTango shpjegon se si nëse i bëni partnerit tuaj vetëm disa pyetje kuptimplota, mund të arrini gjithçka që nevojitet për të risjellë romancën e humbur.
Ndoshta do të ndiheni në siklet në fillim, por gjithçka do të shkojë mirë.
Le ta themi hapur: ne të gjithëve na pëlqen t’i biem shkurt. Dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, marrëdhënia mund të nënvlerësohet. Por shkurtimet e shumta mund të degradojnë në një marrëdhënie të pakuptimtë dhe që ekziston vetëm në të tashmen e nuk ka ndërmend të lulëzojë.
Këto janë 10 pyetjet që duhet t’i bëni të dashurit tuaj, në mënyrë që të dy të mund të hyni më thellë në një marrëdhënien intime.
1.A ka ndonjë gjë që mund ta bëj për ty që të të ndihmoj të ndihesh më mirë dhe më i dashuruar?
2.Si mund të të mbështes në jetën tëndë profesionale?
3.Kam bërë ndonjë gjë këto ditët e fundit nga e cila je lënduar?
4.Kur kthehesh nga puna, çfarë mund të bëj apo të them që të ndihesh i mirëpritur?
5.Cila prekje fizike të pëlqen më shumë?
6.Ke më shumë nevojë për afërsi apo për kohë që të mund ta kalosh vetëm në ditët në vijim?
7.Ke ndonjë diskutim që mendon se e kemi lënë përgjysmë?
8.Çfarë mendimi ke për marrëdhënien tonë?
9.Cilat janë gjërat që të stresojnë më shumë në përditshmëri?
10.Të duket e vështirë të komunikosh me mua?