Bëhuni gati për ndryshime të mëdha, ja ç’pritet të ndodhë tani që Hëna e plotë kalon në Gaforre

Kalimi i Hënës së plotë në Gaforre shënon një fazë të re për të gjitha shenjat e horoskopit, të cilat do të përballen me ndryshimet rrënjësore jo vetëm këtë fillim viti, por edhe më gjatë. Për më gjatë lexoni si më poshtë:

 

1.Dashi: Ndryshe nga vitet e mëparshme, Dashi është i vendosur të bëjë disa ndryshime rrënjësore për 2023-shin sidomos lidhur me menaxhimin e kohës.

 

2.Demi: Edhe Demi është i hapur për të bërë disa ndryshime të vogla lidhur me sjelljen e tij karshi të tjerëve, ndonëse kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga të qenit i sinqetë, i ndershëm dhe transparent.

 

3.Binjakët: Binjakëve u nevojitet pak vetëndërgjegjësim këtë fillim vitit pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të kuptojnë aftësitë e tyre, si dhe të përcaktojnë deri ku duhet të vendosin limitet.

 

4.Gaforrja: Gaforrja duhet të ndihet me fat për këtë fillim viti pasi Hëna e plotë është strehuar pikërisht në shenjën e saj. Parashikohen ndryshime positive në jetën personale, duhet vetëm të tregoni kujdes përsa u përket luhatjeve të humorit.

 

5.Luani: Të lindurit nën shenjën e Luanit duhet të përfitojnë nga ky moment për të kuptuar se çfarë ose kush i nevojitet për të realizuar planet e sivjetshme.

 

6.Virgjëresha: Lajme të mira edhe për Virgjëreshën që mesa duket do të përjetojë një prej viteve më të rëndësishëm të jetës së saj.

 

7.Peshorja: Për Peshoren Hëna e plotë nënkupton një periudhë reflektimi për të rigjetur vetëdijen dhe për të përcaktuar rrugën e së ardhmes.

 

8.Akrepi: Përdorni energjinë e kësaj Hëne për të ndërmarrë një hap të ri në marrëdhënien në çift.

 

9.Shigjetari: Për Shigjetarin ka ardhur momenti i duhur për të përveshur mëngët dhe investuar më shumë në planin profesional, çka nënkupton jo vetëm realizimin në një profil pune të caktuar, por edhe në ndjeken e studimeve.

 

10.Bricjapi: Bricjapit i nevojitet një periudhë reflektimi, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të përcaktoni kujt duhet t’i jepni vëmendje dhe rëndësi gjatë 2023-shit.

 

11.Ujori: Ujori duhet të jetë i sigurtë në vetvete në përballjet e para që do të ketë gjatë këtij fillim viti.

 

12.Peshqit: Mund të merrni frymë lirisht, tashmë Saturni nuk është problem juaj. Qetësohuni dhe merrni pak kohë për veten.

Author: morevesh