Bëhuni gati: Çmimi i naftës do rritet edhe më shumë, ky është vetëm fillimi

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, të hënën në mëngjes, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte në “diskutime shumë aktive” me partnerët e tij europianë rreth ndalimit të importeve të naftës nga Rusia.

Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes të premten. Treguesi referencë I SHBA-ve, U.S. West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9% në $126.09.

Rritjet brenda ditës së hënë janë afër niveleve rekord të para për të dyja kontratat në korrik 2008, kur Brent arriti në 147,50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147,27 dollarë.

7 Reasons Why You Don’t Get Your Work Done On Schedule
Brainberries
Analisti Derek Brower argumenton se çmimet e naftës mund të rriten akoma më shumë edhe nëse industria e shistit argjilor në SHBA rrit prodhimin.

Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë globale dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse në SHBA, duke thënë se një embargo do të kufizonte furnizimin global dhe do të rriste çmimet për konsumatorët.

“Një bojkot do të ushtronte presion të madh në furnizimin me naftë dhe gaz, që tashmë ka ndier ndikimin e rritjes së kërkesës,” thanë analistët e CMC Markets.

“Çmimet ka të ngjarë të rriten në afat të shkurtër, dhe nuk përjashtohet një lëvizje drejt 150 dollarëve për fuçi.

“Një veprim i tillë do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi ekonomitë globale, duke rritur më tej inflacionin, duke i nxitur bankat qendrore të debatojnë se sa shpejt duhet të zbatohen rritja e normave.”

Çmimet globale të naftës janë rritur me 67% që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore dhe stagflacionin.

Por shqetësimet në rritje për sigurinë energjetike të shkaktuara nga kjo situatë mund të përshpejtojnë lëvizjet e Europës drejt vetë-mjaftueshmërisë dhe energjisë së pastër, thanë ekspertët e klimës.

Author: morevesh