Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga programet më të komentuar të momentit, teksa dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë të shumta çdo ditë. Pas tre largimeve të para, këtë të martë është radha e një tjetër banori për të lënë shtëpinë.
Dikush mes Olta Gixharit, Armaldo Kllogjerit dhe Gent Hazizit duhet të lërë shtëpinë e Big Brother, teksa tre banorët kanë treguar se janë shumë të fortë në këto ditë të para duke prodhuar ngjarje e debate. Së fundmi, në një bisedë me disa banorë, Olta Gixhari mendon se do të dalë ajo nga shtëpia.
Ndërsa ishte e ulur me Kristin dhe Ronaldon, ajo tha se ka bindjen që do të lërë nesër shtëpinë, teksa Ronaldo nuk e beson. I të njëjtit mendim është edhe Kristi, i cili mendon se mes Gentit, Armaldos dhe Oltës, kjo e fundit ka shumë shanse të largohet nga Big Brother.
Olta: Unë jam e bindur që do dal nesër!
Ronaldo: Po tallet!
Kristi: Tani të them të vërtetën, ka shumë shanse!