Të gjithë kemi plagët e kujtimeve të vështira në jetë gjithmonë me vete, që edhe koha nuk i shëron.
Duke folur me banorët, Beatrix Ramosaj, ka treguar momentin kur njeriu më i dashur për të, babai, ka ndërruar jetë në krahët e saj, disa vite më përpara.
“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”,- tregon Beatrix.