Mëngjesi i sotëm pati si temë kryesore eksperiencat e banorëve me Covid-19.
Beatrix ishte ajo që tregoi se infektimin me virusin e ka përjetuar dy herë.
Ajo sqaroi se infektimi i dytë ishte shumë më i rëndë se i pari, dhe betohet se dhimbje më të tmerrshme nuk ka përjetuar kurrë më parë.
“Nuk lëvizja dot nga krevati. I thosha mamit të më mbante kokën e shtypur pasi kisha dhimbje të tmerrshme. Dhimbje të tilla betohem se nuk kam përjetuar kurrë më parë”,- tha ajo.
Top Channel