Beatrix nuk i përgjigjet as Sarës, blogerja tregon më shumë për situatën e ngarkuar të këngëtares

Sara Berisha dhe Beatrix Ramosaj sa ishin brenda në shtëpi kishin një raport miqësor, pavarësisht se ditët e fundit u luhat pak nga disa debate, por megjithatë ato të dyja ishin shumë shoqe.

Sara ka bërë një “ask me” me fansat e saj në Instagram dhe një ndër pyetjet ishte dhe nëse ka folur me Trixën, e cila ndodhet në një gjendje të ngarkuar psikologjike pas daljes nga shtëpia – e cila është përballur dhe me komentet e shumta negative për të, për lidhjen me Donaldin brenda shtëpisë.

Sara ka treguar se nuk ka folur me Trixën por me mamanë e saj, të cilën e ka pyetur se si është aj.

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”,– ka shkruar Sara.

Author: morevesh