Bashkimi Europian do të dhurojë për herë të parë, 450 milionë euro armatime për Ukrainën, e cila prej katër ditësh është nën pushtimin rus.
“Për herë të parë ndonjëherë, Bashkimi Evropian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është i sulmuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Masa e BE-së vjen pasi Franca, Gjermania dhe vende të tjera të shtunën njoftuan se do të dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të dielën se Danimarka do t’i dhuronte Ukrainës deri në 2700 antitanke, ndërsa Suedia u zotua të jepte 5000 antitanke.