Ka marrë të tjera përmasa tubimi për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër, ku protestuesit kanë bastisur selinë e PS-së duke hyrë në godinë e duke u vënë flakët orendive.
Digjet selia e PS-se ne SHkoder
Siç shihet nga këto foto një zjarr i madh është ndezur para godinës. Tashmë në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që po shpërndajnë turmën me gaz lotsjellës.
Më herët protestuesit, kryesisht të mitur, sulmuan me gurë dhe sende të forta godinën duke thyer xhamat dhe derën e saj.
****
Përshkallëzohet tubimi në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamat dhe sulmojnë me gurë selinë e PS-së
Është përshkallëzuar tubimi për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër, ku protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste.
Siç shihet nga këto pamje ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës. Me gjithë thirrjet për qetësi nga organizatorët, protestuesit e revoltuar nuk i kanë ndalur sulmet.
Selia e Partisë Socialiste ishte “stacioni” i fundit i tubimit, që nisi nga lagjja “Luigj Gurakuqi” dhe vijoi para Prefekturës së qytetit.
Më herët protestuesit qëlluan me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur.