Bashkëshortja dorëzon në polici aktorin e njohur shqiptar/ I gjeti kokainë në shtëpi

Aktori i njohur Osman Azemi ditën e sotme u paraqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës lidhur me një rast që kishte ndodhu më 3 gusht të 2019.




Ai po gjykohet pasi në banesë iu gjetën 0.4 gramë drogë të llojit kokainë. Ishte bashkëshortja e Azemit ajo e cila e denoncoi atë në Polici pasi i kishte gjetur kokainën në shtëpi.

Azemi rrezikon dënimin e gjobë ose dënimin me 1 deri në 3 vjet burg.




Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori është shprehur se është i pafajshëm, duke e cilësuar gjithë këtë ngjarje si një episod të trazuar të jetës së tij.

Author: morevesh