Pas trazirave të shkaktuara më 8 janar në selinë blu, godina e PD është rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Në selinë e Partisë Demokratike bëhet e ditur se janë vendosur tashmë dyer dhe dritare.
Lideri demokrat, Lulzim Basha ka shpërndarë një video nga ngritja e banderoles, e cilë sipas tij simbolizon ringritjen e partisë.
“Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan kryedemokrati krahas videos.