Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, ka zgjedhur të përballet me të birin Enrin, me të cilin nuk flet sepse mbështet Lulzim Bashën.
Vrenozi tha se kulmi i sherrit në shtëpi arriti kur bashistët e kërcënuan me thyerje koke, ndërsa i biri i kërkoi ta fshinte kërcënimin nga Facebook.
Enri tha tek Ylli Rakipi se Sali Berisha ka bërë shumë parregullsi te Kuvendi i tij. Sipas tij, Basha kishte plot 5,004 vota të certifikuara.
Ndërkohë Iliri e pyeti të birin: Vaksinën të ka bërë Salianji ty o?
Kujtojmë se djaloshi është larguar nga shtëpia sepse i ati mbështet Sali Berishën.
Qesharake, apo jo. Gjykojeni vetë!