Pas shfaqjeve turpëruese të gazit lotsjellës dhe lëndeve të rrezikshme ndaj demokratët që kërkun clirimin e selisë blu nga bunkerizimi, Lulzim Basha, guxoi të deklarontë këtë të djelë, para gazetarëve, edhe ata dëshmitarë të helmit të shpërndarë nga lart me regji dhe në paligjshmeri të plotë, se me 8 janar, nuk pati gaz lotsjellës por thjeshtë tymuese.
“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu, e jo nga demokratët.
Ata patën ardhur me një qëllim, që nëse kjo parti nuk kthehej në një bunker për të të shkatërrohet PD. Ai donte të kthente gjak. E patë se si qeshte dje e sot. Ai u kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është manovër e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi s’ka të bëj me lëndë plasëse. Ne jemi mbrojtur me bombola me materialin që fik zjarrin. Kur policia ndërhyri me zjarr efekti ishte i tmerrshëm.
Ndonëse u përball të shtunën, me revoltën dhe zëmërimin e mijëra demokratëve, Lulzim Basha pretendon se ka ende mbeshtetjen e tyre, madje shkon më tej me skenarë optimist, se pas asaj që ndodhi një ditë më parë, PD ka një munderi për tu ringriur më e fortë.
Qëllimi dhe objektivi im dhe I bashkëpunëtorëve të mi, që kemi qenë në një mbledhje, nga këto rrënoja të dhunës së Sali Berishës dhe një grushti kriminelësh, nga këto rrënoja që eksitohet ai dhe Edi Rama, të fillojmë të ringrejmë një Parti Demokratike, siç e kanë dashur dhe themeluesit apo dhe demokratët, qytetarë të zakonshëm, të përndjekur politikë.
Basha dha edhe deklarata qesharake se zgjidhja e situatës politike, është largimi i kryeministrit Rama dhe Sali Berishës, të cilët sipas tij po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, kur në fakt në protestën e 8 janarit, u faktua një bashkëpunim i vetëm, ai i Lulzim Bashës, me kryeministrin Edi Rama, përmes së cilit, selia blu u blindua dhe u bunkerizuar, duke mos lejuar demokratët të hyjnë në shtëpitë e tyre
Njeriu i 1001 sklandaleve doli sot dhe na shiste moral. Këtë ja mundësoi vetëm Sali Berisha. Rama dhe Berisha janë bashkuar në një binom. Njëri është non-grata ndërsa tjetri ka të gjitha rekordet për tu shpallur non-grata.