Erling Haaland është objektivi i madh i Barcelonës për majën e sulmit. Ndërkohë që Real Madrid pret Kylian Mbappe në verë, klubi katalanas ka zgjedhur të investojë te goleadori i Borussia Dortmund.
Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka gati një buxhet prej 250 milionë eurosh në lidhje me Haaland, që përfshin çmimin e kartonit, pagat sezonale dhe komisionet.21-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Manchester City dhe Real Madrid, por presidenti Joan Laporta është i vendosur për të transferuar lojtarin potent në “Camp Nou”.
Në Spanjë janë të bindur që Barcelona do të kryejë 4 përforcime në merkaton e verës, teksa trajneri Xavi shpreson që Haaland të jetë goditja e parë.