Banorët e Big Brother paguhen me rrogë javore! Mësoni sa kanë fituar deri tani Iliri dhe Donaldi

A keni menduar ndonjëherë se si binden VIP-at për të marrë pjesë në Big Brother? Cili është argumenti i Top Channel, fama, marketingu, çmimi i madh apo…. paga e tyre javore?

Nëse nuk e kishit menduar vetë më përpara, merreni vesh sot. Yjet që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri paguhen për çdo javë që kalojnë brenda saj. Paga javore është 1500 euro.

Jo keq, apo jo? Me këtë shifër, nëse e mban lojën për të paktën një muaj, kthehesh në shtëpi me 6000 euro. Thënë ndryshe, një muaj aktivizim 20 metra larg zyrave të Topit vlen sa rroga vjetore e një shqiptari mesatar.

Llogariteni vetë se sa kanë fituar deri tani personazhe si Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri, që kanë mbi dy muaj në Big Brother VIP. Sikur të mos mjaftonte çmimi i madh prej 100 mijë eurosh, ata paguhen për çdo javë qëndrimi, bashkë me banorët e tjerë.

Me pak fjalë, edhe lojtarët e rinj nuk dalin keq. Nëse mbijetojnë për dy javë, për shembull, fitojnë 3000 euro, aq sa paguhet mesatarisht një yll i madh i muzikës shqiptare për një koncert. Tani, meqë jemi shqiptarë dhe i kemi qejf llogaritë e të tjerëve, jeni të lirë të bëni një tabelë me fitimet e deritanishme të banorëve aktualë.

Në fund, mos harroni të llogarisni edhe shifrën që fitojnë 5 finalistët vetëm si pagë, duke theksuar se nata finale e Big Brother VIP pritet të organizohet në javën e tretë të janarit. Ekziston edhe një mundësi që ky program të shtyhet me dy javë të tjera, por për këtë flasim një herë tjetër.

Author: morevesh