Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli, por jo të gjithë, vetëm ata që kaluan sfidën ku secili prej tyre duhet të kalonin pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë.
Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe pjesa tjetër e banorëve kanë qëndruar në dhomën e gjumit gjatë kohës kur u dha spektakli i Big Brother Portokalli.
Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.