Balla merr edhe djalin në koncertin e këngëtarit grek/ 400 euro bileta

Mbrëmjen e 26 Janarit, në Pallatin e Kongreseve pati një koncert me këngëtarin grek, Konstantinos Argiros, i cili erdhi për herë të parë në Tiranë.



Ajo që u vu re në këtë koncert, ishte çmimi i lartë i biletës, pra 400 euro një biletë.

Por çmimi i kripur i biletës duket se nuk ka qenë aspak problem për kreun e grupit socialist, Taulant Balla.
Ai ka marrë me vete edhe të birin dhe nëse i është dashur të paguajë si të tjerët, ka nxjerrë nga xhepi rreth 800 euro, një shumë sa gjysma e pagës së tij mujore.
Nëse i ka marrë falas, do të duhet t’i deklarojë, pasi ligji nuk i lejon dhurata mbi 50 euro. /Zoom.al

Author: morevesh